Ekzekutimi i ish anëtarit të bandës së Aldo Bares, u rrëmbye në Lushnjë dhe u vra në Peqin me 4 plumba, 3 në shpinë dhe një në kokë

18 Tetor 2021, 14:43

Alban Semaku, ish-anëtari i bandës së Lushnjës, është ekzekutuar me 4 plumba nga pas. Këtë të lënë të kuptosh 4 plumbat të kalibrit 9 mm që ai ka në trup, ku tre i ka në shpinë dhe një në kokë. Semaku është rrëmbyer në qytetin e Lushnjes ku kishte vetëm 5 muaj pasi ishte liruar nga burgu dhe më pas është ekzekutuar në Peqin pranë lumit të Shkumbinit ku u gjet dhe trupi i pajetë.

Pjesë e rrëmbimit të tij sipas hetuesve duhet të jenë përfshirë më shumë se 3 persona, të cilët mbeten ende të paidentifikuar. Semaku u identifikua nga nëna e tij.