Ekzekutohet me armë zjarri ish polici në Laç, vrasja në afërsi të një banke! Autorët e vëzhgonin prej ditësh! Para një viti i shpëtoi atentatit i biri

1 Nëntor 2021, 08:43 | Përditesimi: 1 Nëntor 2021, 14:36

 

Laçi është tronditur nga krimi mëngjesin e sotëm. Ish polici Xhelal Reçi, 61 vjeç, është ekzekutuar më armë zjarri në orën 07:23 në afërsi të një banke në qytetin e Laçit.

Mendohet se autorët e kanë ruajtur dhe vëzhguar prek ditësh 61-vjeçarin para se ta vrisnin atë. Nuk dihen ende se kush jena autorët, por fakti që zona ka shumë kamera sigurisë dhe është e banuar mund të hedh dritë shpejt në identifikimin e autorit

r.k./Shqiptarja.com