Emisioni i plotë, 'Një Nga Ne'| Të pathënat e rritjes së troftave, 28 vjeçari nga Kovashica rrëfen sekretet e punës në

18 Prill, 16:02 | Përditesimi: 18 Prill, 16:02

Gazetarja Xhensila Nako ndjek nga afër një ditë nga jeta e Aleks Shtrezit, 28-vjeçarit nga fshati Kovashicë i Bulqizës, i cili prej 10 vitesh merret me kultivimin e troftës. Procesi nis nga veza, vijon me rritjen e rasatit dhe përfundon me troftën gati për treg — një cikël që kërkon përkushtim të përditshëm dhe kujdes maksimal. Së fundmi, së bashku me familjen, Aleks po përgatitet për një hap të ri: ndërtimin e një bujtine pranë fermës, ku synon të mirëpresë turistë vendas dhe të huaj. Një histori pune, pasioni dhe zhvillimi në zemër të natyrës.

E.H/Shqiptarja.com