Eral Construction e mohoi, hetimet vërtetojnë se Maksim Debrova ishte duke punuar për këtë kompani kur humbi jetën! Kishte veshur rrobat e punës

30 Maj 2022, 12:49 | Përditesimi i fundit: 2022-05-30 15:33:59

Report Tv ka zbuluar se nga veprimet hetimore te kryera rezulton se 33-vjeçari ka qenë duke punuar për llogari të kësaj kompanie në momentin kur ka ndodhur aksidenti. Kjo provohet edhe nga rrobat e punës qe viktima ka pasur veshur, ndërsa është marre dhe dërguar ne spitalin e traumës në Tiranë nga vete punëtorët. Prokuroria e Kurbinit vijon hetimet ne lidhje me rastin.