Deputeti i Partisë Demokratike ka replikuar me kryeministrin Edi Rama, duke i thënë se e lë mandatin nëse ka një rast të vetëm që ai ka paraqitur raport mjekësor për të mos u përballur në gjyqe.
Nga Kuvendit, Salianji po ashtu akuzoi edhe ish ministrat e Brendshëm të qeverisë për lidhje me krimin, duke paralajmëruar se do të çojnë në SPAK, ish- ministrin që tashmë drejton Komisionin e Reformës, si subjekt i ligjit antiamfia.
Më vjen mirë që Rama ndjek gjyqet e opozitës prandaj nuk qeveris. Ishte ekspert i nivelit të lartë i rrotullimit të gjerave në gojë. Është e disata herë që mban në gojë këtë mënyrë të folur. Dua ti them se nëse në një rast të vetëm nëse kam paraqitur raport mjekësor, po gjeti një raport prej meje për t’iu shmangur përballjes me këta unë e lë mandatin, por ndryshe duhet ta bëjë ai.
Zotëri, ministrat e tu të Brendshëm në mënyrë të njëpasnjëshme, njërin që e ke vendosur tani, një fatzi për të drejtuar gjasme komisionin e reformës duhet të jetë në hetim nga SPAK dhe do ta çojmë ne në SPAK si subjekt të ligjit antimafia.
Ministrin tjetër të Brendshme e kë të dënuar kur dilje dhe më thoshe kur të hyja në mes të fushave me kanabis nuk janë të vërteta. Kur del dhe thua të pavërteta rri aty dhe përballur dhe mos ik si frikacak", tha ai.