‘Ethet’ e ndryshimit në qeveri, nesër asambleja e PS! Detajet, më shumë rol zv.ministrave në drejtimin e dikastereve

3 Shtator 2023, 12:38

Të hënën e 4 shtatorit, kryesocialisti Edi Rama do të mbledhë për herë të dytë në pak javë Asamblenë Kombëtare të PS. Asambleja pritet me interes edhe për shkak se zëra për ndryshime në kabinetin qeveritar, nuk janë mohuar asnjëherë nga krerët e selisë rozë.  Asambleja do të miratojë gjithashtu punimet për kongresin e jashtëzakonshëm të PS në fund të muajit shtator.