Famija Sharra 6 burra të vrarë nga komunistët (23 janar 2023)

23 Janar 2023, 22:54 | Përditesimi i fundit: 2023-01-24 07:14:43

Shpëtim Sharra, një prej pinjollëve të kësaj familje, do të tregojë historinë e këtyre martirëve që patriotizmin e tyre e paguan me jetë dhe shënuan në jetët e gjithë pasardhësve të tjerë të familjeves një gjurmë të pashlyer dhimbjeje, por edhe krenarie për të shkuarën e tyre. Gjashtë burrat e familjes Sharra që u masakruan prej regjimit komunsit janë, Aziz Sharra, Muharrem Sharra, Abdyl Sharra, Shyqyri Sharra, Lekmi Sharra dhe Astrit Sharra. Historitë e tyre janë të dhimbshme, por i bashkon i njëjti motiv që çoi në fundin e dhimbshëm të jetës së tyre. Ishin të gjithë nacionalistë, dhe vinin nga një familje e pasur e me kontribute në rradhët e Ballit Kombëtar.