“Fati” i shembjes së banesave ‘bën bashkë’ sërish banorët e ‘5 majit’, ja si nisi kësaj here

22 Shkurt 2022, 07:02

TIRANË- Protesta e banorëve të ‘5 majit’ ka mbledhur sërish frymën e rezistencës në orët e para të mëngjesit. Tek presin që në çaste kohë t’u shembet shtëpia, vajza e banorit Bekim Cerri, feston datëlindjen e mbush pikërisht 5 vjeç. Në pamjet e siguruara nga Report Tv, shihet teksa vogëlushja shpërndan ëmbëlsira tek banorët e tjerë të cilët nuk i pret një ditë po kaq e hareshme.