Fatmir Xhafaj: Shanset që të jem në Kuvend pas 25 prillit janë 100%! PS në Tiranë fiton 19 mandate

23 Prill 2021, 08:16 | Përditesimi i fundit: 2021-04-23 08:29:06

Deputeti Fatmir Xhafaj i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë, i konsideruar si një vend i pasigurtë, ka deklaruar në "Shtypi i ditës dhe ju" në Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu se shanset që të jetë sërish në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit janë 100%.

“Besoj që janë 100% shanset. Besoj dhe kjo është një ndjesi që rrjedh nga ajo që kam parë gjatë gjithë këtij procesi dhe nga komunikimet e jashtëzakonshme në Tiranë. Çfarë unë kam marrë prej tyre, jam shumë i kënaqur nga mbështetja që kam marrë, është një përgjegjësi e re në shumë rrethana. Dua ti falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë garantuar se pasnesër ata do votojnë për Ps dhe kanë vendosur të më besojnë duke më votuar në listën e PS numrin 23 të saj”, tha Xhafaj.

Në Tiranë PS sipas Xhafajt do të marrë 19 mandate.

“Qëllimi kryeor është vota për nr 12 për PS, ne shpresojmë fort që do kemi njër ezultat shumë të mirë. Do marrim një rezultat shumë më të mroië ndoshta se viti 2017. Besoj  që ne marrim rreth 19 mandate në Tiranë. Sjanë vetëm çështje shifrash dhe sondazhi por edhe njësie, si jemi pritur nga njerëzit mrrëdhënia që kemi ndërtuar. Janë një sërë faktorësh edhe emocionalë”, tha ai më tej në Report Tv.

Xhafaj tha se PS duhet të votohet sipas tij për reformat e mëdha shtetformuese që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe që janë ende në zvillim dhe që kanë nevojë për vizionin e  saj të shkojnë deri në fund.