Duke komentuar projektbuxhetin 2025, më të madhin në histori, eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli thotë në Report Tv se po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit.
“Ky buxhet s’ka asgjë rekord për të thënë, kur ke rritje buxheti do jetë gjithnjë me i lartë. Po jetojmë në vitin më të mirë ekonomik në 3 dekadat e fundit. Buxheti i vitet të ardhshëm mund ta quash zgjedhor, s’ka taksa, s’ka paketë fiskale, nuk të rrit taksa. 6.1% janë investimet kapitale, për rrugë, shkolla të reja.
Është buxhet që për arsimin publik jep 92 mln euro, për shëndetësinë 40 mln euro më shumë se këtë vit, ka 410 mln euro më shumë të ardhura”, tha Çoçoli në Report Tv.