"Favorizoi kushërinjtë", banorët çojnë në SPAK Rexh Byberin e Tropojës! Padi edhe për shefin e komisariatit e pronarin e gurores

4 Shtator 2023, 21:07

300 banorë të Fierzës kanë paditur në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, Rexh Byberi, shefin e komisariatit Përparim Allmuça dhe pronarin e kompanisë “Byberi shpk”, Avni Byberi. Padia vjen pas protestave të vazhdueshme që banorët kanë bërë kundër gurores dhe fabrikës së bitumit në fshatin e tyre.