'Federata botërore e mahnitur me organizimin në Tiranë', presidenti i peshëngritjes: Prisja 9 medalje, fatkeqësi dëmtimi i Caljas

3 Qershor 2022, 14:19 | Përditesimi i fundit: 2022-06-03 15:15:13

Organizimi i kampionatit europian të peshëngritjes në Shqipëri i ka lënë përshtypje tepër pozitive federatës botërore të këtij sporti. I ftuar në Report TV, presidenti i federatës shqiptare të këtij sporti, Elez Gjozaj, thotë se priste më shumë medalje nga peshëngritësit, por dëmtimet na penalizuan. Gjithsesi ai shumë optimist se e ardhmja e Shqipërisë në këtë sport është e ndritur.