Fermerët e Roskovecit: Nuk kemi treg për vajin e ullirit! Mbiprodhimi, këtë vit vaji i ullirit shitet me 500 lek/kg

13 Nëntor 2021, 22:58 | Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 22:58

Mbiprodhimi i ullinjve ka bërë që një sasi e madhe vajit të mbetet pa u shitur.Janë fermerët e Roskovecit ata që ankohen se kanë sasi të mëdha vaj ulliri të pa shitur që nga viti i kaluar. Aktualisht ka nisur prodhimi i vajit të ri, por të pashpresë për të gjetur treg.

"Vjet në këtë fabrikë (sepse në Kurjan janë 3-4 fabrika) janë bërë 15 mijë kuintal ullinj dhe pjesa dërrmuese e fermerëve e ka vajin në shtëpi. Sivjet punohet, dhe sërish vajin në shtëpi e marrim, sepse s'ka kompani private të interesuara për ta blerë, ndaj duhet të ketë një shtysë nga shteti, të funksionojë si rregullator", tha një prej fermerëve.

LR/Shqiptarja.com