Fermerët e Fierit dhe Lushnjës kanë protestuar mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Plugut. Kjo protestë e tyre vjen pas ndryshimeve fiskale nga qeveria, që parashikonin heqjen e subvencionit me 6% të TVSH-së.
Sakaq, ata nisën disa kërkesa pak ditë më parë në adresë të Ministrisë së Bujqësisë dhe kryeministrit Rama, ku kërkonin subvencione direkte për prodhimet bujqësore.














