Festa të shfrenuara me drogë e alkool, 150 turistë në Porto Nova: Në Shqipëri çdo gjë është e mundur! Peshkatari: S'janë normalë! Autoritetet s'ndërhyjnë për ta ndaluar eventin

20 Shtator 2021, 12:38 | Përditesimi i fundit: 2021-09-20 13:48:32

Turistët shprehen se zgjedhin pikërisht këtë vend për shkak të faktit se janë 'në mes të askundit', ndërsa një tjetër thotë se në "Shqipëri çdo gjë është e mundur". 

"Jam nga Sardenja e Italisë, këtu është bukur, kam dy ditë këtu, më pëlqen. Shqipëria është vend i bukur. Do ja sugjeroj edhe miqve të mi që ta vizitojnë, edhe njerëzit janë shumë të mirë".

 

"Jam nga Zvicra, kam 3 javë në Shqipëri. Këtu është super, është shumë bukur. Çdo gjë është perfekte, jemi në mes të askundit, të qetë, por edhe qytetin e kemi shumë afër për të shkuar. Më pëlqen me të vërtetë shumë Shqipëria, do ta vizitoj sërish. Në Shqipëri çdo gjë është e mundur".

 

"Unë vij nga Roma, Itali. Më pëlqen me të vërtetë këtu, është shumë këndshëm. Unë udhëtoj shumë, e dua këtë vend. Kam ardhur këtu me miqtë e mi".

Grupimi “Ileghal Techno” është një festë e paligjshme ku marrin pjesë të rinj nga e gjithë Europa, ku nuk mungojnë dhe shqiptarë, të cilët vizitojnë vende të ndryshme, duke u argëtuar pa limit e duke përdorur masivisht alkool dhe lëndë narkotike. E pavarësisht kësaj, autoritete shqiptare nuk kanë ndërhyrë për ta ndaluar organizimin në Shqipëri.

    No videos found.