Fier/ Konsultimi në shkolla, Rama: Platformat sociale bëjnë biznes, edhe me fëmijët! TikTok frymëzon sjellje në kundërshtim me prindin apo mësuesin

30 Nëntor 2024, 14:13

Nga Fieri ku ishte së bashku me ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama theksoi rreziqet që mbartin platformat sociale për fëmijët dhe adoleshentët. Rama nënvizoi se TikTok dhe rrjetet sociale të tjera, nuk janë hapësira demokratike, por biznese që funksionojnë mbi varësinë e përdoruesve. Ato shfrytëzojnë të dhënat personale dhe algoritmet për të krijuar një cikël të pafund konsumimi, duke ndikuar jo vetëm në sjelljen e të rriturve, por sidomos tek fëmijët. 

Fëmijët, kur u hiqet telefoni, shfaqin simptoma të ngjashme me të varësisë, shtoi Rama. Ndërsa prindërit shpesh u dorëzohen atyre për të ruajtur një qetësi të përkohshme, por në dëm të edukimit dhe zhvillimit të tyre.