Ditën e sotme (5 shkurt) në kryeministri është nënshkruar marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë 4iG për ndërtimin e një linje kabllore direkte nënujore që lidh Shqipërinë me Egjiptin.
Kryeministi Edi Rama e konsideroi projektin si një 'autostradë digjitale' të Mesdheut që lidh 2 vendet dhe theksoi se ky projekt shënon një gur kilometrik për vizionin e ‘Shqipërisë 2030’ dhe të shndërrimit të vendit në kampione të inovacionit në rajon.