Firmoset marrëveshja për njohjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë! Hasani pritet nga homologu Tajani

6 Shkurt, 11:28 | Përditesimi i fundit: 2024-02-06 15:58:01

Mbi 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë nga njohja e pensioneve me Italinë. Marrëveshja do të nënshkruhet sot mes ministrit të Jashtëm Igli Hasani dhe homologut Antonio Tajani. Përfitues janë edhe italianët që jetojnë në vendin tonë.