Fitojnë deri në 4 mijë dollarë në muaj me punë online, e reja nga Korça: Na bënë meme! Harruan që flemë 2 orë! Rama: Tani do ju quajnë patronazhistë

1 Nëntor 2022, 18:33

Në një takim me të rinjtë në Korçë, një vajzë, Vojsava, që është e vetëpunësuar në tregun online si ‘content creator’ ka kujtuar deklaratën e vitit të kaluar duke thënë se u bënë meme për shifrat që fitojnë, por kishte diçka që nuk i pëlqente. Para Ramës u shpreh se kanë harruar të kujtojnë se bëjnë vetëm 2 orë gjumë për të fituar të ardhurat dhe u shpreh se jo të gjithë marrin deri në 4 mijë euro në muaj.