Flakadanë e zjarr në Kuvend, përjashtohen me 10 ditë Berisha, Bardhi e 4 deputetë të opozitë! S’lejohen të marrin pjesë nesër në seancën që do votohet buxheti

6 Dhjetor 2023, 20:27

6 deputetë mes të cilëve, Sali Berisha, Gazment Bardhi e Flamur Noka janë përjashtuar nga parlamenti me 10 ditë pas hedhjes së flakadanëve në Kuvend në fillim të javës. Në kërkesën e PS thuhet se këta deputetë bllokuan punimet normale në Kuvend, hodhën flakadanë e ndezën zjarr, ofenduan deputetët socialistë e madje tentuan t’i godasin