Flamur Noka: Gjekmarkaj u dhunua në mënyrë barbare nga narko-regjimi! Do ta paguajnë

23 Dhjetor, 19:35

Flamur Noka ka mbajtur një prononcim për gazetarët nga rruga e Elbasanit një prej pikave të protestës së PD-së. Noka komentoi rastin e Agron Gjekmarkaj që humbi ndjenjat te Pallati me Shigjeta gjatë protestës. Noka thotë se Gjekmarkaj u dhunua nga policia në mënyrë barbare.

'Jam këtu para jush për t dënuar aktin kriminal banditesk të narko policisë të urdhëruar nga narko kryeministri dhe të zbatuar nga ushtari i krimit Proda dhe vasalët e tij kundër nën kryetarit të PD-së, nënkryetari të Kuvendit deputetit Gjekmarkaj. Të dëshpëruar nga jehona e mosbindjes civile për të pastruar policinë nga narko titullarë për ti dhënë vendit zgjedhje të lira, të tmeruar nga jehona ndërkombëtare e opozitës urdhërojnë për të shtypur mosbindjen civile. Nuk llogarisin se ku janë dhe a po kapërcehet kufiri ligjor. Po ju vjen ngordhja. Këtyre narko drejtuesve të pushtetit po ju vjen ngrodhja dhe po dhunojnë. Mos bini pre e urdhërave anti ligjor.

Jeni këtu për të dhunuar krimin, që hanë dhe flenë dhe darkojnë dhe drekojnë. Hiqni dorë nga të qenit mercenar, jeni përfaqësues të shtetit. I bëj thirrje narko ministri, ndaloni dhunën. Do përgjigjet dhe ai që ka urdhëruar dhunën ndaj Gjekmarkaj dhe ata që kanë zbatuar këtë mizori ndaj deputetit. Në të gjithë aspektet. Po evidentojmë çdo gjë. Do përgjigjen të gjithë. Është koha jonë. Koha e barbarëve po merr fund. I dhunuar në mënyrë barbare nga narko policia. Po shkon drejt spitalit, akt i paprecedentë. Nënkryetari i Kuvendit dhunohet dhe dërgohet në spital. Do ta paguajnë. Po vjen koha jonë. Po regjistrojmë çdo gjë.'

    No videos found.