Formulari i Bashës për të testuar mbështetjen e anëtarësisë, Berisha: Grisini pseudoformularët, ka edhe 'patronazhistin' aty

23 Nëntor 2021, 19:07 | Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 19:07

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi gjatë një takimi me demokratët e Matit edhe formularët e shpërndarë nga PD një ditë më parë, për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datën 18 dhjetor. Berisha tha se pseudoformularët kanë dalë nga zyra e Edi Ramës aq sa aty janë parashikuar edhe partonazhistët, një sistem i huazuar nga PS. Griseni atë formular, ishte porosia e Berishës për anëtarësinë demokrate, duke i ftuar ata që të marrin pjesë te Kuvendi i rithemelimit të PD më 11 dhjetor.  

 

KT/Shqiptarja.com