Forumi i 'Bled' në Slloveni, Rama: S’besoj se në 2030-ën do jemi pjesë e unionit! Kemi dhe 20 vjet 'euro-optimizëm', BE-ja të mbajë premtimin

28 Gusht 2023, 19:48

Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në Forumin Strategjik të ‘Bled’ në Slloveni ku shpreson që të ketë një anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian brenda 20 viteve. Rama thotë se Shqipëria është shumë optimiste ndaj Evropës dhe ndaj Amerikës, por ky ‘entuziazëm’ ka një kufi, të cilin kreu i qeverisë shpreson të përmbushet nga ana e BE-së. Një mesazh e dha edhe për anëtarësimin në BE të Ukrainës.