Fredi Beleri kërkon pafajësi në Apelin e GJKKO-së: Jam arrestuar të Ramës! SPAK kërkon lënien në fuqi të dënimit! Vendimi më 25 qershor

14 Qershor, 15:42

Apeli i GJKKO vendosi të shtyjë vendimin për në 25 qershor në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri që prej 12 majit të 2023 ndodhet në burg me akuzën se ka blerë vota në zgjedhje. Ditën e sotme ai ka kërkuar të shpallet i pafajshëm, ndërsa avokatja tha se nuk ka asnjë provë që dëshmon se Beleri ka blerë vota, ndërsa shtoi se përgjimet e paligjme nuk mund të konsiderohen prova.