Fredi Beleri kërkon të jetë në seancë, shtyhet për nesër vendimi i KQZ për mandatin si kryebashkiak i Himarës

4 Korrik, 13:53

KQZ shtyu për të premten në orën 10:00, shqyrtimin në lidhje me mandatin e Belerit, i cili u dënua përfundimisht nga Apeli me 2 vite burg për blerje votash në Himarë. Avokatja e Belerit kërkoi që klienti saj të lejohet të marrë pjesë në këtë mbledhje për të paraqitur argumentet e tij, kërkesë që u pranua nga Ilirjan Celibashi.