Fshati Krijues në Petrelë, një destinacion i pazakontë, Veliaj: Investimi në kulturë, po aq i rëndësishëm sa infrastruktura

23 Tetor 2022, 17:42

Petrelës, zonës piktoreske në periferi të Tiranës, i është shtuar një fshat i pazakontë. Një vend ku çdokush, jo vetëm fëmijët, mund të gjejë plot mundësi për t’u argëtuar dhe të kalojë një ditë ndryshe me familjen ose shoqërinë. Fshati Krijues është projekti i ri, që synon t’i japë zonës një destinacion të ri, sidomos për fundjavën, duke transformuar disa kapanone ushtarake në hapësira krijuese dhe argëtimi.