Furgoni përplaset me trenin në Durrës, shoferi në spital

11 Nëntor 2021, 10:44 | Përditesimi: 11 Nëntor 2021, 10:44

një furgon është përplasur me trenin në Durrës mëngjesin e sotëm. Policia njofton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:10, në rrugën Asti gogoli, Shkozet. “Mjeti tip “Benz” furgon me drejtues shtetasin I. M., 51 vjeç, është përplasur me trenin“, thotë policia.Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i Benzit, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

r.k./Shqiptarja.com