Fusha si moçal dhe ndeshje që nuk duhen të luhen, FSHF 'zhyt' në llucë futbollin shqiptar

30 Nëntor 2021, 19:34

Ndeshjet e kategorisë së parë dhe të dytë këtë javë në futbollin shqiptar janë zhvilluar në fusha që ngjajnë më shumë si pishina apo moçale. Për këtë fajtore kryesore është federata shqiptare e futbollit, por edhe bashkitë që kanë lënë në harresë terrenet sportive.