Fushë-Krujë/ Debati i shoferëve për gërvishtjen e makinave, i riu godet me çekiç në kokë 57-vjeçarin! Dëshmia e autorit: S’e vrava unë, veç u zumë (EMRAT + VIDEO)

20 Janar, 16:10 | Përditesimi: 20 Janar, 16:10

Petrit Ndou u vra me çekiç në kokë pas një fërkimi makinash në rrugë.  Ngjarja ndodhi pas mesnate në një rrugë dytësore që të nxjerr në aksin nacional Fushë Krujë-Mamurras. Sipas policisë, debati degjeneroi në dhunë, ku 57-vjecari dyshohet se u godit për vdekje nga 28-vjecari, Andi Vokrri. Në vendngjarje pati edhe dëshmitarë nga të dyja palët, mes tyre bashkëshortja e viktimës.

    I.M/Shqiptarja.com