Gafa/ Asllan Dogjani ‘vret’ deputetët Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha në Kuvend (dhe një ‘Sorry...sorry!’)

13 Shkurt 2025, 11:13 | Përditesimi: 13 Shkurt 2025, 11:13

Deputeti demokrat Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha, për rendin dhe sigurinë, vrasjet dhe veçanërisht vetëvrasjen e një 17-vjeçareje në Gjirokastër ditë më parë.

Por teksa kishte kohën 15 minuta për të folur pas ministrit të Brendshëm, ai nisi të përmenddte ngjarjet kriminale, atentatet dhe deri emrat e viktimave. Nuk i shpëtoi gafave gjatë leximit të emrave.

Fillimisht ai kujtoi vrasjen e një personi (Bujar Nasufit), por në lapsus tha “vrasja e Fadil Nasufit...”. në sallë për pak sekonda pati ilaritet, pasi Fadil Nasufi është deputet socialist në Parlament, i qarkut të Beratit, ish-kryebashkiak. 

Ndërsa të pranishmit shpërthyen në të qeshura dhe i kujtuan gafën, Dogjani kërkoi ndjesë, jo në shqip, por në anglisht:

E.H/Shqiptarja.com