Gani Ibraliu: Torturat që na bënin në Spaç

3 Maj 2022, 07:14

Gani Ibraliu i kaloi gjithë vitet e regjimti komunsit, nën persekutim dhe survejim. Historia e tij është e ngjashme me shumë histori të familjeve që për shkak të angazhimit në rradhët e Ballit Kombëtar e më tej edhe të pronave që posedonin, ranë pre e persekutimit që në ditët e para të këtij regjimi. Ganiu ishte 4 vjeç kur e arrestuan babanë për herë të parë. Prej asaj dite ai do të rritej me damkën e "armikut të popullit" derisa një ditë edhe ai vetë do të përjetonte fatin e të atit.