Shqiptarja.com dhe Report Tv mëson emrat e 4 kandidatëve të skualifikuar pasi nuk plotësuan kriteret për vijimin e garës. Mësohet se u skualifikuan Sami Rasha, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha e Hajrulla Xhivini, informon gazetari i Shqiptarja.com Sokol Dema.
Vijon verifikimi për Adriatik Tafçiun, Altin Menën, Ardian Çipën e Lutfi Minxhozin, Gentjan Shehajn, Idajet Faskajn, Ilir Prodën, Skënder Hita, Neritan Nallbatin, Pëllumb Seferin dhe Rebani Jaupin.
Gara për drejtorin e Përgjithshëm u bë objekt debati sot në komisionin e Sigurisë ku ai u ftua për të raportuar për situatën e sigurisë në vend