Garda nuk i lejoi të futen nga dera, deputetët e Berishës ‘mësyjnë’ në Kuvend nga dritarja! Bardhi i lë vetëm

6 Nëntor 2023, 11:08

Deputetët e Sali Berishës janë futur në ambientet e brendshme të Kuvendit përmes dritareve. Garda nuk i lejoi të futen nga dera pasi janë përjashtuar , por ata nuk iu bindën urdhrit dhe gjetën një mënyrë tjetër për t’iu bashkuar mbledhjes së grupit të Rithemelimit. Madje kolegët që ishin në Kuvend iu erdhën në ndihme duke iu dhënë një karrige. Gazment Bardhi nuk iu është bashkuar në këtë ‘mision’ duke qëndruar jashtë ambienteve të Kuvendit.