Forcat e gardës nuk kanë lejuar sot të futen në sallën e parlamentit deputetët e PD-së të cilët u përjashtuan nga Sekretariati i Etikës për sjelljen në seancën e fundit.
Nga pamjet e siguruara nga Report Tv, duket që deputetët Gazment Bardhi, Elda Hoti, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Dashnor Sula, Flamur Noka, Dhurata Çupi nuk lejohen të futen në sallë.