Gati hetimet në SPAK për pastrim parash për Flamur Nokën! Dalin pamjet nga pallati luksoz ku jeton në Tiranë, e bleu me 794 € m², por vlen 4.000 € m²

16 Janar, 15:08

Teksa për Flamur Nokën është gati dosja për pastrim parash në SPAK, Report Tv sjell me detaje veprimet e dyshimta që deputeti ka kryer kur ishte ministër i brendshëm. Krahu i djathtë i Berishës ka shitur një shtëpi me çmim të fryrë  për 180 mijë euro, dhe fill pas saj ka blerë apartament me 794 euro metri katror në pallatin e kuq buzë liqenit, zonë elitare ku më minimalja çmimi real është me 4 mijë euro metri katror