Gati i projektligji për regjistrin kombëtar për të dënuarit për krime seksuale në e-Albania! Felaj: Policia do identifikojë autorët në vend

18 Korrik 2022, 12:15 | Përditesimi i fundit: 2022-07-18 22:49:00

Qeveria ka gati një projektligj për krijimin e regjistrit kombëtar të dënuar për krime seksuale. Nisma e propozuar nga deputetja e LSI-së, Erisa Xhixho si mekanizëm ligjor që mbron fëmijët dhe gratë nga dhuna dhe sulmet seksuale.