Gazetari Bledian Koka te ‘5 Pyetjet’: Në PD-në zyrtare ka deputet që janë ‘erdoganistë’! Erdogan më shumë se partner është palë politike me Ramën

17 Janar 2022, 22:16 | Përditesimi i fundit: 2022-01-17 22:27:32

Kryefjalë e ditës së sotme ka qenë vizita e presidentit turk Erdogan, e në një kohë kur ai është kritikuar shumë për marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama, gazetari dhe analisti Bledian Koka bëri me dije se edhe në PD-ja ka deputetët që “janë erdoganistë”.