Gjekmarkaj në ‘5 Pyetjet nga Babaramo’: PD në krizë, Berisha ju ofron demokratëve betejë me Bashën! Të vijnë tek '18 dhjetori', të debatojmë e shamatohemi por të dalim të bashkuar

6 Dhjetor 2021, 22:19

Deputeti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, tha se PD është në një krizë politike, kulturore ose antropologjike. Gjekmarkaj tha se PD është në një përballje të madhe me veten ku brezat e saj në vend se të ishin në një harmoni racionale, pa shtypur një brez, brezin tjetër, i kanë shpallur luftë në një lloj mënyre njëri-tjetrit. Në lidhje me Kuvendet e PD, ai tha se mbështetësit e Berishës duhet të vijnë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Basha, për të diskutuar, debatuar, por në fund të dalin si një parti e bashkuar.