Gjellë me barbunja dhe kumbulla jeshile nga zonja Albana

11 Maj, 11:55 | Përditesimi: 11 Maj, 11:55

Gjellë me barbunja dhe kumbulla jeshile

Përbërësit:

  • 800 gr barbunja
  • ½ filxhan vaj ulliri
  • 1-2 qepë të thata
  • 1 thelpi hudhër
  • 1–2 karrota
  • 2 domate
  • ½ filxhan kumbulla jeshile
  • 1 lugë supe miell
  • Gjethe mente
  • Majdanoz
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pastrojmë barbunjat duke hequr fijet dhe cepat, më pas i kaurdisim lehtë në një tenxhere me pak vaj ulliri. I largojmë dhe i lëmë mënjanë. Në të njëjtën yndyrë kaurdisim qepën e grirë imët derisa të bëhet transparente. Shtojmë hudhrën dhe karrotat e prera në rrathë të hollë. Vazhdojmë kaurdisjen për pak minuta. Hedhim domatet e grira në rende ose të prera në kubikë të vegjël, më pas shtojmë kumbullat jeshile dhe barbunjat. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper, shtojmë ujë sa niveli i perimeve dhe e lemë gjellën të gatuhet në zjarr mesatar. Në 5 minutat e fundit hollojmë miellin me pak ujë të ftohtë dhe e shtojmë në tenxhere për të trashur pak lëngun. Në fund e aromatizojmë me mente dhe majdanoz të freskët të grirë.

MC/Shqiptarja.com