Gjellë me bizele nga zonja Vjollca

22 Prill 2021, 10:55

Gjellë me bizele

Përbërësit:

500 gr bizele

1 tufë qepë të njoma

2 thelpinj hudhër

2 domate mesatare

1 lugë gjelle salcë domate

1 tufë kopër

1 tufë majdanoz

kripë dhe piper të zi

4 lugë gjelle vaj ulliri

600 ml lëng perimesh

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe kaurdisim fillimisht hudhrën të grirë hollë, shtojmë qepën të prerë në unaza kryesisht pjesën e bardhë dhe pak nga ppjesa e bishtave. Sapo qepa të zbutet shtojmë domatet të qëruara nga lëkura. E lëmë domaten të ziejë për 5 minuta, shtojmë 1 lugë salcë domate I përziejmë sëbashku dhe e lëmë të marrë valë shtojmë bizelet, vazhdojmë kaurdisjen dhe shtojmë lëngun e perimeve në një nivel me bizelet. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Mbulojmë tenxheren me kapak dhe I lëmë të ziejnë për 15 minuta në temperaturë mesatare. Grijmë erzat hollë dhe I shtojmë në tenxhere në 2 minutat e fundit. Fikim zjarrin dhe I lëmë aty në të ngrohtë për 10 minuta të tjera. Më pas mund ta shërbejmë.