Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma nga zonja Albana

20 Prill, 11:56 | Përditesimi: 20 Prill, 11:56

Toptha me krem djathi, bullgur dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 1/2 filxhan bullgur
  • 1 filxhan ujë
  • 2 domate
  • 2 lgj fara chia
  • 2 lgj krem djathi
  • Qepë të njoma
  • Majdanoz, mente
  • Lëng limoni
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Pasi e kemi zier bullgurin e bashkojmë me të gjithë përbërësit e tjerë. E përziejmë mirë dhe formojmë toptha sa një kokërr arre. I lemë në frigorifer për 20 minuta dhe më pas i kemi gati për t’i servirur si një antipastë e ftohtë.

MC/Shqiptarja.com