Supë e ftohtë me krem djathi, kopër dhe qepë nga zonja Albana

24 Prill, 11:30 | Përditesimi: 24 Prill, 11:30

Supë e ftohtë me krem djathi, kopër dhe qepë

Përbërësit:

  • 1 pako krem djathi
  • 1 lgj qepë të njomë ose të thatë
  • 1 lugë gjelle kopër e grirë
  • 1/2 lugë çaji kripë
  • 1–2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Pak fara susami, kungulli ose luledielli

Përgatitja:

Në një tas shtojmë kremin e djathit, hedhim qepën e grirë shumë imët se bashku me koprën. Shtojmë kripën dhe e përziejmë mirë derisa të krijohet një masë homogjene. Shtojmë pak fara për teksturë dhe shije. Në fund e spërkatim sipër me vaj ulliri. E lëmë 10–15 minuta në frigorifer që shijet të bashkohen më mirë.

MC/Shqiptarja.com