Kazán Dipi
Përbërësit:
- 2 litra qumësht
- 1 gotë e gjysmë sheqer
- 1 gotë miell orizi ose niseshte
- 1/4 gotë ujë trëndafili
Për sipërfaqen:
- 2 lugë sheqer
- Pak ujë trëndafili për servirje
Përgatitja:
Në 1 gotë qumësht tretni miellin e orizit. Në një tenxhere vendosni pjesën tjetër të qumështit me sheqerin dhe përziejeni mbi zjarr mesatar, derisa të tretet sheqeri. Kur qumështi të fillojë të vlojë, hiqeni nga zjarri dhe shtoni miellin e orizit të tretur, duke e përzier fort. Pastaj vendoseni sërish në zjarr dhe vazhdoni ta përzieni derisa të bëhet krem i trashë. Hiqeni nga zjarri dhe duke e përzier vazhdimisht, shtoni pak nga pak ujin e trëndafilit, që të përthithet mirë në krem. Lyeni lehtë me gjalpë një tigan të thellë me diametër rreth 25 cm dhe spërkateni me 2 lugët e sheqerit. Hidhni me kujdes kremin brenda. Vendoseni tiganin në zjarr të ulët për rreth 40 minuta, duke e rrotulluar herë pas here, që kremi të digjet njëtrajtshëm nga poshtë. Kremi nuk duhet të vlojë. Një mënyrë tjetër është të digjni fillimisht në tigan një shtresë të hollë kremi dhe pastaj të hidhni sipër pjesën tjetër. Hiqeni nga zjarri, lëreni të ftohet dhe vendoseni në frigorifer për 3–4 orë që të mpikset. Për ta servirur, priteni në copa, merrini me spatul dhe kthejini përmbys në pjatë. Në fund spërkatini me pak ujë trëndafili.




















