Qofte me patate dhe djathë
Përbërësit:
- 3 patate mesatare të ziera
- 4 lugë gjelle niseshte
- 70 gr djathë i grirë
- 1 tufëz majdanoz
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Shtypim patatet sa janë ende të ngrohta, derisa të bëhen pure. Shtojmë niseshtenë, djathin e grirë, majdanozin, kripën dhe piperin. I përziejmë mirë derisa masa të lidhet. Lyejmë pak duart me vaj dhe formojmë toptha të vegjël. I skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë, ose i pjekim në furrë në 180°C për 20–25 minuta.




















