Kungulleshka me kos nga zonja Albana

27 Prill, 11:11 | Përditesimi: 27 Prill, 11:11

Kungulleshka me kos

Përbërësit:

  • 1 kg kungulleshka
  • 1 kg kos
  • 1 kokë hudhër
  • Vaj bimor për skuqje
  • 2 lgj vaj ulliri
  • 1 lgj miell
  • 1 tufë koper
  • Kripë
  • Piper i zi
  • Piper i kuq

Përgatitja:

Presim në disqe kungujt, i marinojmë me pak kripë dhe i shtrojmë në një tavë me letër pjekje në furrë të parangrohur. Marrim pak miell e skuqim në yndyrë dhe e shuajme me pak ujë. Shtojmë kosin e trazuar me hudhrën e shtypur me kopër dhe vaj ulliri. Bashkojmë salcën e kosit me kungujt e skuqur dhe e servirim të freskët.

MC/Shqiptarja.com