Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, brenda 2 kallashnikovë! Dyshohet te jetë e atentatorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, taga e vjedhur

13 Nëntor 2021, 21:54 | Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 21:54

Dy kallashnikovë pa silenciator janë gjetur brenda një automjeti tip "Toyota" që është gjetur i djegur në afërsi të Thumanës në një zonë të pyllëzuar. Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, targa "AA 532 ON" rezulton e vjedhur disa muaj më parë.

LR/Shqiptarja.com