Gjici në qeli, më 24 shtator ‘beteja’ për Kukësin! PD sërish e ndarë, zbulohet favoriti i Bashës në garën me Albert Halilajn e PS! Berisha ende pa emër

16 Gusht 2023, 13:14 | Përditesimi i fundit: 2023-08-16 14:58:21

Zgjedhja e kryetarit të ri të Bashkisë së Kukësit më 24 shtator, do të jetë sfida e radhës politike, që pritet të sprovojë jo vetëm socialistët pas arrestimit të Gjicit, por edhe demokratët, që edhe në këtë garë elektorale shkojnë të përçarë. Basha shprehet i hapur për një kandidat të përbashkët për të mos e pësuar si më 14 maj ku vota e ndarë e demokratëve i dha fitoren aleancës Meta-Berisha vetëm në 7 bashki.