GJKKO e liroi nga arresti shtëpiak, Berisha: U përpoqën të blejnë heshtjen time! U bënë qesharak

27 Nëntor, 14:49

Sali Berisha mbajti një fjalim para mbështetësve në oborrin e selisë së PD-së pasi u lirua nga GJKKO prej arrestit shtëpiak. Berisha thotë se u përpoqën të blejnë heshtjen e tij por nuk ia dolën dot.

'Mendoni sa fitore arritëm në këtë vit të vështirë. Tashmë e kemi shtruar rrugën që do sjell PD në pushtet. Na përçanë dhe u bashkuam, na hodhën barin ua kthyem në grazhd. Na vodhën flamurin por e fituam me qëndresë. Kemi mbështetjen më të madhe ndërkombëtare. Mashtruan se Berisha është i manipuluar por hetim nxori se u arrestua se mbrojti interesin kombëtar. Sepse provë e vetme që gjetën ishin bamirësitë e vajzës sime ndaj familjeve me aftësi ndryshe dhe pagesat e shërbimeve mjekësore të paguara për mua. U përpoqën të blenin heshtjen e Sali Berishës. U bënë qesharak. Ndriçuat çdo natë në rrugën e shpresës. Nga sot dritën e kësaj rruge do ta përhapim, Shqipëria duhet të jetë vendi i shpresës dhe jo i krimit dhe narko trafikut.'

    No videos found.