GJKKO zbardh vendimin për Berishën! Kontakti me ish-kryeministrin i pamundur! Në seli refuzoi njoftimin, në shtëpi derën e hapi Shkëlzeni

7 Nëntor 2023, 21:42

Gjykata e Posaçme ka zbardhur vendimin e datës 26 tetor 2023 për konfirmimin e masave detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit për Sali Berishën, ku thekson se ai ka zgjedhur me vullnetin e tij mosparaqitjen në seancë ku u përfaqësua me avokat kryesisht.