Gjykata Administrative shfuqizon vendimin e Kuvendit për përjashtimin e 24 deputetëve të PD nga seancat plenare

6 Nëntor 2024, 15:57 | Përditesimi: 6 Nëntor 2024, 15:57

Gjykata administrative anulon përjashtimet e deputetëve të opozitës nga punimet parlamentare, duke rrëzuar vendimin e Kuvendit për përjashtimin me 40 dhe 60 ditë të më shumë se 20 ligjvënësve demokratë. Ajo vendosi të ulë në 10 ditë përjashtimet për 3 deputetë dhe në 5 ditë për pjesën tjetër, duke bërë të mundur rikthimin në Kuvend të opozitarëve.

    E.B/Shqiptarja.com